Të gjitha planet dhe programet e Prishtinës janë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit, tha kryetari i Serbisë Vuçiq duke shtuar se Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre. Kurti ëndërron të jetë si Hoxha, dhe pak si Zelenskij. Në një konferencë për media, i pyetur për deklaratat e Albin Kurtit, Vuçiq, ka thënë se Prishtina ka plane të bazuar në Lidhjen e Prizrenit e vitit 1878. Lidhja e dytë e Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja e Ballit Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u bë në Nju Jork, e që shkaktoi më së shumti dëm, ka thënë Vuçiq. Tutje ai ka thënë se ideologjia e pushtetit në Kosovë është saktësisht kjo, duke e lidhur krejt këtë interpretim të tij me renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë për të cilin ka thënë se po nderohet një “kriminel nazist”. Ideologjia e Kurtit dhe ëndrra e tij është të jetë si ish-diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha dhe pak si kryetari aktual i Ukrainës, Vladimir Zelenskij, ka nënvizuar Vuçiq.
