leoni

Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Eduard Josef: Mund të presim qetësi për një kohë, derisa Vuçiq të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë

Tensionet në veri të Kosovës nuk janë kapërcyer në mënyrën që mund të sigurojë stabilitet, por përkundrazi ato hapin rrugë drejt paqëndrueshmërisë së vazhdueshme, thotë për Radion Evropa e Lirë, Eduard  Josef, ligjërues në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së, në Kosovë. “Mund të presim qetësi për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiq të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë. Mbi të gjitha, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse kjo e ruan pushtetin e tij, thotë Joseph, duke shtuar se përderisa një gjë e tillë nuk do të kuptohet, nuk do të ketë përparim as për Kosovën, as për vetë Serbinë dhe demokracinë e saj, si dhe për mbarë rajonin. Njëkohësisht, këto ‘barrikada’ shërbejnë si ‘urë’ ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Jozef konsideron se ka mënyra për t’i hequr ato barrikada, por se Amerika dhe BE-ja nuk duan t’i shqyrtojnë ato opsione dhe se i janë nënshtruar manipulimit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Pas 19 ditësh bllokimi të rrugëve, grupet e serbëve nga veriu i Kosovës i hoqën barrikadat, të cilat ishin ngritur pas arrestimit të njërit prej ish-policëve serb të Kosovës, Dejan Pantiq. Kërkesat e serbëve u plotësuan, duke përfshirë lirimin e Pantiqit, si i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, të cilit masa e paraburgimit iu ndryshua në arrest shtëpiak.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …