Kryeministri, Albin Kurti, duke folur lidhur me kërkesën për themelimin e Asociacionit, ka thënë se Qeveria e Kosovës s’ka dhënë asnjë garanci për këtë çështje. Nuk ka garancinë të tilla. Për ne është shumë e qartë se asociacioni i komunave u bë asociacioni i barrikadave. Ky është asociacion i barrikadave. Pra ata të cilët e bënë Asociacionin e barrikadave, po kërkojnë asociacion të komunave. Me fjalë të tjera ata i duan komunat si barrikada dhe dëshirojnë të bëjnë bashkë. Ai më tej ka thënë se me këtë kërkesë Serbia nuk distancohet nga e kaluara, pra Millosheviqi. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, dëshirojnë t’i bëjnë dhjetë komuna bashkë në një asociacion. Me këtë mendësi që nuk distancohet as nga e kaluara, nuk mund të bëhet fjalë për garanci të tilla. Ne jemi për të drejtat e serbëve në Kosovë, jemi për të krijuar mundësi për gjithë ata, tha Kurti në një intervistë për kosovapress.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …