EULEX-i ka mirëpritur uljen e tensioneve në veri të vendit dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në katër komunat veriore pas heqjes së barrikadave ilegale. Autoritetet e këtij misioni kanë thënë se vakumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet në veri mund të plotësohet vetëm pjesërisht nga ky mision, duke shtuar se nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit. EULEX-i ka bërë thirrje që palët të kthehen në marrëveshjet përkatëse të dialogut që e rregullojnë integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor, duke e konsideruar si esenciale këtë çështje. Vakumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit i krijuar pas dorëheqjeve të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit mbështetës serb të Kosovës vazhdon. Prandaj, kthimi në marrëveshjet përkatëse të Dialogut që e rregullojnë integrimin në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor është esencial”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …