Memli krasniqi: Ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar qytetarët nëpërmjet një videomesazhi për Vitin e Ri 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët nëpërmjet një videomesazhi për Vitin e Ri 2023. Duke uruar për një vit më të mirë e të begatë për secilin qytetarë, lideri i opozitës tha se urimet më të përzemërta i ka për luftëtarët e lirisë që i sollën Kosovës festën më të madhe – lirinë. “Me mall e nga larg, edhe këtë vit, urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë që tash ndodhen në Hagë, e të cilët ia dhuruan Kosovës festën më të madhe – lirinë dhe pavarësinë, dinjitetin dhe krenarinë. Gëzuar të gjithëve!”, ka  uruar Memli Krasniqi. Qytetarëve të Kosovës, urime për Vitin e Ri 2023 iu kanë adresuar  edhe drejtuesit e institucioneve, kryetarët e partive politike e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …