Radio-Kosova e Lirë dhe Televizioni-Dielli, Ju urojnë gëzuar Vitin e Ri 2023, të gjithë dëgjuesve e shikuesve

Radio-Kosova e Lirë dhe Televizioni-Dielli, Ju urojnë gëzuar Vitin e Ri 2023, të gjithë dëgjuesve e shikuesve

Të nderuar dëgjues të Radios-Kosova e Lirë dhe ju shkues të Televizionit-Dielli, që në fillim të këtij edicionit të fundit të lajmeve për vitin që po e lënë pas,  Ju urojmë gëzuar Vitin e Ri, 2023, si kurdoherë me shpresë se do të jetë vit i uniteti dhe i bashkimit drejt realizimit të qëllimeve tona strategjike, kombëtare e shoqërore.

Viti që po e lëmë pas, ashtu si edhe disa vite të tjera na solli të pritura e të papritura, por, kthim prapa nuk ka. Nuk kemi shënuar as përparime të dukshme, por as humbje të pariparueshme.  Vendnumërimi ynë është fenomeni ynë, është “auto generis”, një lloj,  “Eppur si muove”, që megjithatë lëviz.

Dy vitet e kaluara, çlirimtarëve e liridashësve të Kosovës u kanë shkaktuar shqetësime, por edhe zemërime e pezmatime lidhur me padrejtësinë e madhe, që po bën Gjykata Speciale kundër luftës së UÇK-së, kundër krerëve të saj që po i mban madje edhe po i dënon padrejtësisht e mizorisht, duke injoruar karakterin e drejtë dhe historik të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fitoren e saj historike, epokale.

Ne jemi mësuar me të rëndat, gjatë tërë historisë sonë të kaluar e deri tani. Do ta përballojmë edhe këtë zezonë, ashtu sikur e përballoi Bacë Adem Demaçi e dhjetëra mijëra,  qëndrestarë e idealistë të lirisë. Në këtë ndërrim motesh urojmë mbështesim e përshëndesim, veprimtarët, qëndrestarët e  çlirimtarët: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Pjetër Shala, që sa më parë të lirohen nga vargonjtë e padrejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …