leoni

Mustafë Krasniqi: KKAD MBAJTI TAKIMIN E FUNDVITIT 2023

Mustafë Krasniqi: KKAD MBAJTI TAKIMIN E FUNDVITIT 2022

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës (KKAD), mbajti takim në shenjë të fundit të  vitit, më 29 dhjetor 2022, në  ZOOM.  Takimi filloi me përshëndetje dhe me ngritje gotash për hir të festave të fundvitit! Ky ishte vit i sfidave dhe në të njëjtën kohë i sukseseve, u tha në takim!

Me rastin e hapjes së takimit, kryetari i KKAD-së, Dr. Vaxhid Sejdiu, i përshëndeti të pranishmit, që shfrytëzoi rastin të na informojë në lidhje me përpjekjet, pengesat dhe të arriturat e KKAD-së. Ai na njoftoi për takimin mbarëkombëtar, i cili ndodhi në Tiranë e Shkodër “Shqipja në Diasporë”, që u mbajt nga data 26-27 nëntor 2022 dhe përkrahjen reale nga të dyja shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova, por pa e harruar edhe Maqedoninë e Veriut, pasi që edhe aty ka shumë shqiptarë dhe nxënës në mësimin plotësues, në Diasporë. U përmendën të arriturat, por edhe synimi për vitin tjetër, se si ta realizojmë plan-programin e këtij viti, duke filluar me manifestimin e festave kombëtare, mbajtjen e seminareve, Ditën e Mësuesit me logon “Lule për mësuesin 22”, ku morën pjesë mësimdhënësit nga mbarë diaspora shqiptare, përfaqësuesit institucional të tri shteteve, të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Vendimi për shpalljen e 50-vjetorit të Kongresit Drejtshkrimor, vit jubilar, me moton “Viti i Gjuhës Shqipe”. Nisur nga mërgata, shqiptarët kudo që janë, shkrues, poetë e njerëz të shkencës, që së bashku me institucionet tona të punojmë për një diasporë të unifikuar, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe te fëmijët tanë mërgimtarë dhe kulturës kombëtare në Diasporë. Po ashtu, edhe takimi i fundit i këtij viti, Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), së bashku me Qendrën e Botimeve për Diasporën (QBD), që u zhvillua një trajnim një-ditor në Zvicër, me mësues nga Bavaria e Gjermanisë, Austria dhe Zvicra. Ky takim u mbajt në vazhdën e aktiviteteve, në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, të cilin përvjetor KKAD-ja e ka shpallur “Viti i gjuhës shqipe”.

Pas kryetarit të KKAD-së, dr. Vaxhid Sejdiu, fjalën e morën; Mustafë Krasniqi, Mira Shehu, Teuta Tabaku, Miradije Berisha, Dritan Mashi, Aurela Konduri, Anila Kadija, Musa Pali dhe Isuf Bytyçi, të cilët rikujtuan në mënyrë kronologjike ditët më të mira të punës së këtij këshilli dhe sfidat që kishin kaluar përgjatë këtyre viteve. Fillimisht si Këshill i Mësuesve Shqiptarë të Diasporës (KMSHD) u quajt dhe më vonë si  Këshill Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, por pa e harruar misionin që kishim, me këtë emër fituan edhe VKM-në nga ana e qeverisë shqiptare, në të cilën thuhet: 

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës do të bëhet pjesë e konsultimeve dypalëshe, me dakordësim paraprak, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë. Po ashtu që Mësuesit shqiptarë në Diasporë, me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë, do ta kenë një mekanizëm në dhënien e opinioneve profesionale për arsimin shqip në Diasporë”.

Zotimi i Anëtarëve të KKAD-së, ishte që në vitin që vije 2023 do të na gjejë më të përgatitur dhe me angazhime të reja, ku u përcaktuan si prioritete tri propozime, që mbetën në mesin e janarit të diskutohet dhe në lidhje me to të merren vendime, për realizimin e tyre.

Po ashtu, mbetemi me shpresë se edhe Kosova do të na njohë sikur VKM-ja e Shqipërisë, me qëllim që bashkëkombësit dhe shoqatat, që ta ndihmojnë shkollën shqipe dhe mësimdhënësit ta kenë një adresë të vetme, sepse vetëm të bashkuar vijmë deri te unifikimi i Diasporës shqiptare. Ndërsa, z. Sejdiu shtoi duke thënë: Ky vit vërtet ishte sfidues, por që ka qenë vit i sukseseve për ne dhe KKAD-në! Ishte, sepse kemi pasur shumë takime institucionale, të cilat ishin në përkrahje, po ashtu arritëm të fitojmë përkrahje edhe nga shumë shoqata, mësimdhënës e prindër në botë, aty ku ka shqiptarë, që nga Amerika, Kanadaja, Anglia, Gjermania, Zvicra, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia e deri te Stambolli  etj.

Takimi u përmbyll me urime për Vitin e Ri 2023 dhe u ngritën gotat, për shëndetin mësuesve, të nxënësve dhe mbarë shqiptarëve, kudo që janë!

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …