Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka thënë se Shkupi zyrtar është kundër kthimit të mundshëm të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. Gjatë intervistës për Kosovapres, ai shton se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe, sipas tij, duhet të ketë sa më parë një zgjidhje gjithëpërfshirëse që bazohet në njohje reciproke. “I ndjekim me shqetësim për shkak se shumë e zbehtë është vija ndërmjet retorikës inflamatore ose retorikës nacionaliste deri të eskalimi në teren, prandaj kemi qenë kundër këtyre thirrjeve për kthim të ushtrisë në Kosovë, qofshin edhe ato për konsum të brendshëm për shkak se ju mund të keni ndonjë ide tjetër prapa asaj retorike por njerëzit mund t’i marrin ndryshe dhe pastaj bëhet vonë. Prandaj, është me rëndësi të ulim këtë retorikë të panevojshëm, kujtoj që intensifikimi i ndërmjetësimit nëpërmjet ideve konkrete është mundësi e mirë të cilën duhet ta shfrytëzojnë të dyja palët, flas për ndërmjetësimin evropian nëpërmjet propozimit franko-gjerman për shkak se statusquo-ja nuk i konvenon asnjërës palë, as Kosovës as Serbisë nga statusquo-ja përfitojnë vetëm vendet e treta të cilat duan të mbajnë konflikte të hapura këtu dhe në atë mënyrë të kenë influencën e tyre” ka thënë mes tjerash, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …