Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët natën e ndërrimit të viteve

Në një postim të tij ai ka thënë: Në këtë qiell ka një kohë për gjithçka dhe ka një stinë për çdo veprim, një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur. Një kohë për të mbjellë e një kohë për të shkulur, një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur e një kohë për të ndërtuar, një kohë për të vajtuar e një kohë për të qeshur, një kohë për zi e një kohë për valle. Një kohë për të përqafuar e një kohë për tu rezervuar në përqafime. Një kohë për të këmbëngulur e një kohë për të hequr dorë. Një kohë për të hedhur gurë dhe një kohë për t’i mbledhur. Një kohë për të dashur e një kohë për të urryer, një kohë për luftë e një kohë për paqe. Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe, dashuri dhe plot të qeshura. Zoti e bekoftë Shqipërinë…

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …