Eksperti i Ballkanit dhe bashkëpunëtori i lartë të Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, në një intervistë të tij, për Albanian Post, ka deklaruar se insistimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të pasur një dialog nga poshtë-lart me serbët e Kosovës pa Serbinë, ka dështuar. Ai në një intervistë për Albanian Post, saktësoi se “Kurti, në mënyrë të parashikueshme, u bë viktimë e botëkuptimit të tij dogmatik që i imagjinon serbët e Kosovës si qytetarë të pavarur”. Serbët e tillë të Kosovës, në veri, megjithatë nuk ekzistojnë dhe nuk do të ekzistojnë derisa të kemi një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që bazohet në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do t’u mundësojë serbëve të bëhen anëtarë të plotë të Kosovës, shtetit dhe shoqërisë, qytetarë të lirë të saj. Weber, thekson se Perëndimi vendosi ta ndihmojë Kosovën të fitojë pavarësinë si e vetmja mundësi realiste për zgjidhjen e konfliktit, por megjithatë këtij shteti të ri nuk ia dha “integriteti i mjaftueshëm”. Problemi është se ky hap nuk e zgjidhi konfliktin, mosmarrëveshjen, në tërësi, pasi e la Kosovën pa sovranitet të plotë, integritet territorial dhe të njohur ndërkombëtarisht. Plus, e la Serbinë plotësisht të vetëdijshme se e kishte humbur Kosovën, por themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, iu dha Beogradit më shumë se sa një gjest simbolik… ( shfleto, në intervista)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …