Avni Lubovci, qytetari që ka humbur këmbën nga minat e vendosura nga ushtria serbe në territorin e vendit tonë, ka bërë një reagim për institucionet e shtetit tonë që janë kaq të papërgjegjshme ndaj kësaj kategorie. Lidhur me këtë ai ka shkruar:
Invalid Civil të luftës, qytetar të këtij vendi dhe pa të drejta, falënderim për..!
“Njerëzit” e Institucioneve të Republikës sonë, faleminderit për injorimin dhe diskriminimin deri në këtë pikë.
Faleminderit që na mundësuat të fillojmë vitin 2023 me dhimbje dhe të pa shpresë.
Faleminderit që na detyroni që në mundësin e parë të ikim nga ky vend me politikan pa dallim partie, që prioritet kanë interesin personal dhe të drejtat e minoritetit armik.
Për një vit të tërë, ju shpalosa problemet me të cilat ballafaqohemi, me kërkuat të plotësojmë kriterin që kërkuat, duke u maltretuar për një muaj në gjithë Kosovën me shpresën se do behët diçka e mirë. Por përsëri kërkesat tona mbetën në sirtar duke mos ju bërë për dhimbjet tona.
Nuk kërkuam diçka që nuk na takon e as luks nuk kërkuam, thjesht kërkuam proteza të cilat plotësojnë gjymtyrët tona, kërkuam pensione me të dinjiteteshëm për të pasur mundësi të sigurojmë ekzistencën.
Por dhe njëherë faleminderit për një trajtim të tillë.
Faleminderit që minoritetit serb (armik) jua paguani energjinë dhe ne nuk lirohemi me të vetmen arsye se jemi invalid civil të luftës.