Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk beson se do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në mars të këtij viti. Ai ka thënë se afatizimi i dialogut është shpikur nga kryeministri Albin Kurti, pasi edhe në bazë të planit franko-gjerman s’ka afatizim për ujdinë finale. Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë për çështjen e targave dhe se gabimet e tij kanë kosto të pariparueshme për vendin. Ai ka adresuar edhe një mori kritikash ndaj Kurtit, duke e quajtur të paaftë për të qeverisur. Afatizimin e ka shpikur kryeministri Kurti për të munduar të krijojë një narracion që është i pranueshëm për militantët e tij. Afatizim nuk ka nga partnerët ndërkombëtarë. Afatizimi padeklaruar nënkuptohet fundi i 2023, fillimi i 2024 sepse është një periudhë ku nuk ka zgjedhje në Amerikë, BE, Gjermani dhe në Francë, por as në në Kosovë dhe në Serbi së paku të planifikuara. Duke pasur këtë, ata besojnë se mund të ketë një përparim. Por unë personalisht nuk kam pritur dhe as nuk pres që të ketë një marrëveshje kaq shpejtë”, ka thënë, mes tjerash kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …