leoni

Pal Lekaj

Kritika të ashpra për mos punën e Qeverisë ka adresuar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke folur për mos punën e Qeverisë ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë vendim që ka shkuar në favor të qytetarëve, qoftë tëzhvillimit ekonomik, qoftë të krizës energjetike, apo krizën në veri që janë thelbësore për një shtet. Kjo qeveri do të mbahet mend për këtë vit vetëm për qëndrime ad-hoc dhe për krijimin e krizave. Edhe ato kriza që i ka krijuar nuk i ka zgjidh në mënyrën e duhur. Po e marrim krizën energjetike, s’ka pasur ndonjë përmirësim, apo alternativë. Përmbi gjashtë herë Kuvendi ka shpall krizë emergjente dhe këtë drejtim çështja ka mbetur aty ku ka qenë. Po ashtu sa i përket zhvillimit ekonomik kemi ngadalësim, nuk ka investime të huaja, s’ka punësim edhe pse këta e proklamojnë kah 40 mijë të punësuar që është një mashtrim i Qeverisë Kurti. Nëse e shikojmë si tërësi edhe ekonomia familjare ka rënë tepër, ndërmarrjet e mesme nuk janë zhvilluar, mos të flasim për ndërmarrje të mëdha që po thuajse janë para kolapsit. Mund të them si opozitë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, mendoj se jemi larg asaj që ka premtuar Kurti, dhe tash po shihet se të gjitha kanë qenë vetëm  mashtrim, ka saktësuar deputeti Pal Lekaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …