Qytetarëve të tanë që udhetojnë nga Kanadaja për në Prishtinë po u kërkohet që ta posedojnë një dokumentet të Kosovës

Nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021, kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës rreth 25 mijë qytetarë tanë

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021, nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë rreth 25 mijë qytetarë tanë. Vetëm gjatë vitit 2022, rreth 4 mijë e 700 prej tyre kanë hequr dorë nga shtetësia. Ky numër është pak më i ulët se sa në vitin 2021, kur  nga shtetësia kishin hequr  dotë 4 mijë e 787 qytetarë. Sipas Ministrisë arsyeja kryesore e heqjes dorë nga shtetësia është moslejimi i dyshtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian ku kanë migruar shumë  qytetarët të Kosovës.   Zëdhënësja, Nora Fetoshi,  ka thënë se sipas të dhënave të Ministrisë nga 1 janari e deri më 19 dhjetor 2022, numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është pak më i ulët se ai i periudhës së njëjtë të vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, test për LDK-në dhe përpjekje për të dobësuar NISMËN

Opinionisti Albert Krasniqi ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me …