Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Sindikatat konsiderojnë se mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të ndjehet dukshëm në tregun e punës në Kosovë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi paralajmëron një tronditje të madhe të mungesës së fuqisë punëtore, e cila sipas tij, do të fillojë të ndjehet qysh në pranverë. Andaj sindikatat  apelojnë  për kushte më të mira të punës dhe trajtim me dinjitet të punëtorëve, pasi konsiderojnë se jo vetëm pagat janë arsyeja e ikjes së punëtorëve. Ndërkohë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, thotë se ka ndërmarrë disa hapa për të parandaluar largimin e fuqisë punëtore nga vendi, duke iu mundësuar të rinjve kyçje në treg të punës e bizneseve punëtorë. Se tashmë veç është duke u ndjerë dukshëm mungesa e fuqisë punëtore thotë edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, i cili  tregon për KosovaPress se janë dorëzuar kërkesa te punëdhënësit që të punësuarit t’i trajtojnë në mënyrë të dinjitetshme, pasi sipas tij në këtë formë mund të ndalet edhe ikja e fuqisë punëtore nga vendi. Ne si BSPK ka kohë të gjatë që kemi ngritur problematikën e vetëdijësimit të punëdhënësve për ruajtjen e të punësuarave të Kosovës, pra ne kemi kërkuar nga punëdhënësit që të punësuarit t’i trajtojnë me mëritë dhe dinjitet, por krahas asaj të kenë një sjellje të mirë në raport me të punësuarit…

Kontrolloni gjithashtu

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …