Forcat e KFOR-it në veri të vendit tonë, po zhvillojnë operacione teknike për të hequr disa automjete që ende po i bllokojnë rrugët. Disa javë më parë serbët vendorë kishin vendosur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Pas plotësimi të kushteve serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak. Po ashtu, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, gjatë një takimi në Rashkë, më 28 dhjetor deklaruan se kanë marrë garanci që kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësohen. Disa kamionë të mëdhenj, me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut, janë djegur më 29 dhjetor, andaj forcat e KFOR-it kanë ndërmarrë operacionin për largimin e automjeteve të bllokuara në atë rrugë, me qëllim për ta rikthyer lirinë e lëvizjes dhe qarkullimit të automjeteve.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …