Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Masrali, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë treguar se sa e rëndësishme është të arrihet normalizimi i marrëdhënieve. Ne kemi mirëpritur shtendosjen dhe largimin e barrikadave. BE-ja ka luajtur rol aktiv në arritjen e kësaj, në koordinim me Amerikën dhe KFOR-in. Situata vazhdon të mbetet e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të përmbahen e ta ruajnë qetësinë, ka thënë Massrali. T’i evitojnë veprimet që kanë potencial për të kthyer përshkallëzimin apo dhunën. EULEX-i vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është të bëhet progres i vërtetë dhe i pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”. Zëdhënësja Massrali ka thënë se duhet të zbatohen marrëveshjet e deritanishme dhe se duhet të fillohet me bisedimet për themelimin e Asociacionit. Kjo gjithashtu nënkupton zbatim të plotë të marrëveshjeve ekzistuese pa vonesë, duke filluar me kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”. Zëdhënësja tha se BE-ja do të vazhdojë të punojë me palët në këtë drejtim dhe se për takimet e ardhshme Kosovë-Serbi “sigurisht do t’i njoftojmë kur duhet”.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Kosova duhet të kultivojë marrëdhënie të ngushta me administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur mbi rëndësinë e …