Sot shënon përvjetorin e themelimit Radio “Kosova e lirë”!
E themeluar në flakën e luftës së lavdishme të UÇK-së, e kalitur në frontet e rezitencës për liri, Radio “Kosova e lirë”, zë kushtrimi dhe shprese.
Vala që shpërndau të vërtetën për luftën e lavdishme çlirimtare, Radio që dëshmoi për rezistencën dhe luftën e UÇK-së, nga vijat e para të frontit.
Zëri që u bë synonim i “pushkëve të luftëtarëve të lirisë”.
Krisma që largoi terrin informativ nga etri i qiellit të Kosovës.
Jehona që shpërndau lajmin për ardhjen e lirisë dhe kapitullimin e forcave ushtarako-policore serbe.
Lajmëtari i fitores.
Gëzuar përvjetori i themelimit!