Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për sfidat e ministrisë që drejton, pasi shumë shkolla kanë refuzuar të kompensojnë orët e humbura gjatë grevës së vitit të kaluar, si dhe për kontratën kolektive, e cila tashmë është shfuqizuar. “Një nga sfidat në sistemin e arsimit mbetet implementimi i suksesshëm i politikave të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Arsimit. Duke pasur parasysh se sipas Ligjit mbi Arsimin në Komuna është në kompetencë të komunave që të bëjnë mbikëqyrjen dhe të sigurohen që proceset të shkojnë mbarë. Për fat të keq, për shkak edhe të arsyeve politike, jo rrallëherë ka pasur sfida në implementim të legjislacionit. Megjithatë, ministrja Nagavci ka thënë se vitin e fundit kanë bërë punë shumë të mirë sa i përket plotësimit të infrastrukturës ligjore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë përmes postës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në …