Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaron për KosovaPress, se Serbia ka shtuar disa paragrafë në dokumentin për të pagjeturit, i cili pretendohet të nënshkruhet nga palët në kuadër të dialogut të Brukselit. Në këtë formë, ky draft është i papranueshëm thotë Hoti, sipas së cilit, Serbia po shton paragrafë të rinj me qëllim që të prolongojë këtë proces. Muajin që shkoi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi bëri të ditur se nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka pranuar një draft të dokumentit, i cili synohet të nënshkruhet për çështjen e të pagjeturve. Bislimi kishte deklaruar se dokumenti, për të cilin thuhej se mund të nënshkruhej gjatë muajit janar në Bruksel, nëse do të ketë takim të nivelit të lartë, do të shqyrtohet fillimisht nga Andin Hoti. Lidhur me këtë, Hoti thotë se sa herë afrohet mundësia për nënshkrimin e një dokumenti për të pagjeturit, Serbia vendosë kërkesa të reja që janë të paarsyeshme.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …