Osman Osmani: Uroi stafin e vyer të zërit të veprimtarisë dhe luftës çlirimtare -Radios Kosova e Lirë edhe për vazhdimin këmbëngulës të kultivimit të vlerave të mirëfillta atdhetare, njerëzore e shtetërore!
Me rastin e 24 vjetorit të themelimit shprehim mirënjohejn dhe konsideratë të lartë për punën e palodhur të Stafit të RKL-së, i cili me sakrifica e angazhim këmbëngulës ka mundësuar mbijetesen e këtij mekanizmi dhe ka ruajtur si është më së miri pastërtinë e trashëgiminë e luftës dhe veprimtarisë përbashkuese atdhetare e çlirimtare shqiptare!
Shpresojmë që bartësit e isntitucionet shtetërore e shoqërore në Kosovë më në fund të shënojnë meritushëm këtë datë dhe në përputhje me mandatin publik që kanë, të kontribojnë dhe të ndërmarrin edhe hapa konkret për mbështetjen institucionale të këtij mekanizmi kombëtar e shtëtëror!
Mrika Trumshi: Gëzuar Ditëlindjen Radio Kosova e Lirë, Gëzuar Zëri i parë i Betejave të UÇĶ- së , zë shprese , zë i fitoreve , zë i dhimbjes për të rënët dhe më e bukura jote , Zëri i Parë i Lajmit të Lirisë së Kosovës,, ,,, Unë e këndoja gjithë rrugës atë ditë kur po vija në Prishtinë , për t ‘u ngjit pastaj në skenën e bukur, duke përjetuar kështu momentin më emocional në ditëlindjen e 20-të të Radios Legjendë . Po promovohej tamam aty ku kishte vendin e vet,,, Ishte provim tejet i vështirë ,përjetësim vargu ,perjetësim tingujsh dhe ku ?! Para një salle të tejmbushur, para veteranëve të Luftes së UÇK -së , para ideatorëve ose themeluesve të Radios ,para rëndimit të plagëve pa shpresë shërimi , para kujtimit të trishtë per humbjen e jetëve njerzore , para Epopesë të pasqyruar me aq vertetësi në dokumentarin e atij eventi , që e pamundur, e pamundur të mos rrenqethte gjithkënd,,, ,, Jo këndoja, sepse , “më mbyti” përjetimi emocional , por ajo që s’mundem me harru kurrë, është se para kujt po përformoja unë ,,,U rrite Radio Kosova e Lirë dhe sa shumë do rritesh ,, Një urim nga zemra sot per ditelindjen tuaj ! Gëzuar !! Suksese dhe vetëm suksese misionit tuaj !!
Nexhmi Muçiqi!
Ju faleminderit për Kontributin, Ju faleminderit që jeni, Urime Radio Kosova e Lirë, Urime përvjetori i lindjes, T’i Jehonë e Kushtrimit për Liri, Ti që bëre historinë, T’i që bëre historinë, Ti që ruan zgjimin e atdhedashurisë, “Ju flet Radio Kosova e Lirë!”
Nder dhe Respekt
Urime!
Nexhmi Muçiqi!
Safete Shala: Radio Kosova e Lirë
Jehona e zërit të Radio Kosovës së Lirë edhe sot jehonë ëmbël dhe bukur sikurse 24 vite me parë!
Puna, mundi dhe veprimtaria e tyre e pandalshme na bën krenarë që sot e gëzojmë lirinë duke na përkujtuar çdo ditë çdo gjakë të derdhur për lirinë e sotme!
Urime 24-vjetori, paçi shendet dhe kurrë mos ju mungoft zëri dhe veprimtaria e juaj e shenjtë…
Isa Krasniqi: Sot, me datë 04.01.2023, është 24 vjetori i fillimit të punës së Agjencisë së lajmeve “Kosovapress” dhe Radios “Kosova e Lirë”, dy shtylla të fuqishme informative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga malet e Berishes, zëri dhe mesazhi i lirisë u dëgjua në gjithë botën.
Sot, të paktën duhet të nderohen të gjithë ata që ishin pjesë e drejtpërdrejt e këtyre dy mediave të luftës çlirimtare, sot të paktën duhet të nderohen familja Berisha dhe Gega që ofruan shtëpitë e tyre dhe dhanë gjithçka në mbështetje të këtyre dy mediave të UÇK-së, sot të paktën duhet të nderohen donatori dhe gjithë ata që kontribuan për sjelljen e Radios nga Kumanova në Berishë, sot të paktën duhet të nderohen ushtarët e togut të UÇK-së që u kujdesen për sigurinë tonë.
Sot si shoqëri dhe shtet, duhet edhe njëherë ta rikujtojmë, Kosovapress-in e kohës së luftës dhe Radion e kohës së luftës, që në luftën e pakompromis informative me një arsenal të sofistikuar të okupatorit i udhëhequr në atë kohë nga presidenti i sotëm serb, kanë fituar me krenari dhe lavdi të jashtëzakonshme, duke e bërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, fituese të luftës edhe në fushën e informacionit.
Prandaj i përkujtojmë sot me krenari, këto vlera të papërsëritshme si simbole të lirisë, si pjesë e rëndësishme dhe e pandarë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aleate të denja të NATO-s e botës demokratike perëndimore.
Hajrush Kurtaj: Radio Kosova e lirë u bë armë e fuqishme, dhe e domosdoshme që të luftohej edhe propaganda e okupatorit serb. Vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së më 4 janar 1999 për themelimin e Radios “Kosova e Lirë” dhe “Agjensinë Kosovapress” ishte i rëndësishëm.
Këto dy media, informonin saktë opinionin vendor dhe ndërkombëtar me ngjarjet e asaj kohe.
Radio Kosova e Lirë ishte edhe burim frymëzimi për luftëtarët dhe popullin që mbrohej nga UÇK-ja.
Edhe 24 vjet pas lufte ky medium Kombëtar i informimit po vazhdon njejtë dhe i vetmi medium që është 100% në nderim dhe respektim të vlerave kombëtare. Drejtuesit të këtij mediumi z. Ahmet Qeriqit dhe ekipit të tij iu urojmë shëndet dhe punë të mbarë.
Urime 4 Janari i mediave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Radios “Kosova e Lirë” dhe “Agjencisë Kosovapress”
Lumni Shamolli: Ju flet Kosova e lire , ju flet Kosova e lire …
Urime , jetofsh gjithmone!
Bajram Gashi: Me rastin e 24-vjetorit të themelimit të Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve Kosovapress, ju përgëzoj për punën tuaj të madhe që keni bërë dhe po bëni për çdo ditë. Sot në këtë përvjetor përshëndes të gjithë ata që e ngritën, ata që e drejtuan, që po e drejtojnë dhe ata që ia zbardhën faqen me punën e palodhur, – kronistët, folësit, teknikët. Është për t’u përshëndetur puna juaj në krye të këtij institucioni, si një luftëtare e lirisë me përvojë në fushën e mediave, me aftësitë fizike dhe vokale, syri dhe vëzhgimi i mprehtë që përbëjnë binarët e talentes së pakrahasueshme. Uroj, që edhe në të ardhmen, ky zë të jetë zëri i mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe të jetë zë kushtrimi i bashkimit tonë kombëtar.
Edhe njëherë urime e suksese të mëtejme!
Jeton Kuqi: Plot 24 vite Radio Zëri i Lirisë .
Radio Kosova e Lirë ,sot e për mot të jehoj zëri i Radio Kosova e Lirë , zëri i shqiptarisë !
Urime , suksese….!
Ruzhdi Jashari: Urime DITËLINDJA e RADIO KOSOVËS SË LIRË! Nga 4 janari i vitit 1999 filloi të flasë zëri ynë, zëri i popullit tonë, zëri i LIRISË! Një shekull i territ informativ tashmë po përfundonte, bashkë me nisjen e shekullit të rij po jehonte një zë dritëlirie! Ndrydhja e fjalës së lirë në Kosovën e robruar me shkuj, me DITËLINDJEN E këti zëri autentik, të RADIO-KOSOVËS SË LIRË, do të marr fundë! GËZUAR juve stafit të këti madiumi në krye me prof.Ahmet Qeriqin! Gëzuar kombit shqiptarë ky zë LIRIE!
Asllan Bajrami: 24-vjetori i Radios “KOSOVA E LIRË” dhe Agjencusë së lajmeve “KOSOVAPRESS”.
Më 4 janar 1999, në flakët e luftës, – Agjencia e Lajmeve “Kosovapress” dhe Radio “Kosova e Lirë” filluan së transmetuari të lajmeve për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për informimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për luftën tonë çlirimtare, për krimet serbe mbi popullësinë civile, bombardimet e NATO-s dhe fitorën e UÇK-së bashkë me aleatët e saj, duke i dhënë fund pushtimit serb mbi Kosovën.
Lajmet e Agjencisë “Kosovapress” dhe të Radio “Kosova e Lirë” ishin burimi kryesor i të gjitha emisioneve informative në Radio Tirana dhe në Televizionin Shqiptar.
Bashkë me falenderimet për gjithçka që këto dy media kanë dhënë për çështjen e Kosovës, duke u bërë zëdhënës i së vërtetës dhe luftës së drejtë për çlrimin nga pushtuesi serb, – në emrin tim si përgjegjës i lajmeve për Kosovën pranë Radiotelevizionit Shqiptar, shpreh urimet më të përzemërta për Agjencinë e Lajmeve “Kosovapress” dhe Radion “Kosova e Lirë”.
Faton Klinaku: Përveç luftës me armë, ishte e domosdoshme që të luftohej edhe propaganda e pushtuesit serb. Prandaj, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së më 4 janar 1999 themeloi radion Kosova e Lirë dhe agjencinë Kosovapress.
Këto dy medie, informonin saktë opinionin vendor dhe ndërkombëtar me ngjarjet e asaj kohe.
Radio Kosova e Lirë ishte edhe burim frymëzimi për luftëtarët dhe popullin që mbrohej nga UÇK-ja.
Si sot më kujtohet kur edhe unë si luftëtar i UÇK-së, nga pozicionet e luftimeve i kam dhënë intervistë luftëtarit e gazetarit të nderuar të radios, Martin Çuni.
Urime 4 Janari i medieve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Radios Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress.
Rrahim Bekteshi: 24 VITE TË RADIOS KOSOVA E LIRË
Ju flet Radio Kosova e Lirë!.
Ishin fjalët-jehonë të Nysret Pllanës më 4 janar 1999, që zgjuan shpresën, na dhanë forcën dhe besimin se Liria po agon”.
Zëri luftës çlirimtare, zëri shpresës së një populli para një golgote të vërtetë, Zëri lirisë qe po afronte..
Pren Marashi: Sot është 4 janari ,dita kur 24 vite më parë u dëgjua zëri i lirisë, një zë që edhe sot nuk ka të ndalur, një zë që vazhdon të jetë vigjilent dhe të kujton pa u lodhur çdo ditë të kaluarën e lavdishme dhe obligimet për të ardhmen.Urime!
Nusret Pllana:
4 Janar 1999
4 Janar 2023
“JU FLET KOSOVA E LIRË”
Sot e 24 vite më parë, përmes valëve të Radios “ Kosova e Lirë”, në majat e maleve të Berishës heroike, jehoi fuqishëm zëri i Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe mijëra dëshmorëve e martirëve të kombit tonë, gjaku i të cilëve, Kosovës dardane ia solli lirinë e pritur me shekuj.
Urime popull i dashur!
LAVDI e përjetshme dëshmorëve të kombit!