Urimet e përshëndetjet e dëgjuesve dhe bashkëpunëtorëve të Radios Kosova e Lirë, në 24-vjetorin e fillimit të transmetimit II

Urimet e përshëndetjet e dëgjuesve dhe bashkëpunëtorëve të Radios Kosova e Lirë, në 24-vjetorin e fillimit të transmetimit II

Maki Beqiri Asllani:  Urime Datëlindjen Radio Kosova e Lirë!

24 vite FRYMË,

Palcë e atdheut.

O, SOT

të rënë, të vrarë,

Nga Istikami i Prishtines

Në Malet e Berishes

Me hapat Tuaj

Me zërin Tuaj

Gjakut të dejve Tuaj

GJAK’ROJE.

 

URIME,shëndet JUVE dhe LIRISË!

 

Avdyl Krasniqi: Urime 24 vjetori i themelimit të Radios Kosova e Lirë , radios më të mirë , më reale dhe më të saktë në Kosovë ..

Ju jeni dhe do mbeteni radio që i dhatë jehonë luftës dhe tani në paqe duke kujtuar dhe nderuar Ata që janë themeli i Lirisë DËSHMORËT e KOMBIT !

Respekt për punën dhe angazhimin e stafit të Radios së Kosova e Lirë !

 

Petrit Dibrani: Ju flet Kosova e Lirë…..

 

Sot 24 vite më parë, ushtari i UÇK-ës, z. Nusret Pllana fliste shqip dhe mbante moralin e ushtarëve gjallë.

Kosova gjëmonte, shqiptarët vriteshin, fëmijët masakroheshin, gratë shtatzëna, të moshuarit edhe pse civil të paarmatosur, digjeshin për së gjalli dhe çdo  gjë shqiptare, shkatërrohej, bëhej shkrumb e hi, mirëpo megjithatë “Ju flet Kosova e Lirë” nuk pushonte. Zëri i “Radios Kosova e Lirë”, i tregonte edhe armikut serb vrastar, se çlirimtarët janë gjallë. Në kohë lufte, opinioni informohej, aty ku luftohej dhe aty ku pragu i shtëpisë mbrohej! Urime dhe gëzuar, 24 vjetori i themelimit. Për ju, z. Ahmet Qeriqi dhe stafit redaktues, që zërin e shpresës po e mbani gjallë.

 

Musa Dervishaj: Një dhe e vetmja!

Ti ishe zëri që në ditët më të vështira na u gjende pranë, pak momente gëzimi e shumë shpresë mbillje në shpirtin e qdo luftëtari!

Të gjithë levizën nga pak, ti mbete ajo që ishe e pa lëkundur edhe pse e rrethuar në të katër anët më armiq, bash si në 1998/99.

Çamëria është e Shqipërisë

  • Radio Kosova e Lirë

Jehona e zërit të Radio Kosovës së Lirë edhe sot jehonë ëmbël dhe bukur sikurse 24 vite me parë!

Puna, mundi dhe veprimtaria e tyre e pandalshme na bën krenarë që sot e gëzojmë lirinë duke na përkujtuar çdo ditë çdo gjakë të derdhur për lirinë e sotme!

Urime 24-vjetori, paçi shendet dhe kurrë mos ju mungoft zëri dhe veprimtaria e juaj e shenjtë…

 

Hasan Maloku

Urime dhe suksese për krejt stafin e Radio Kosova e lirë

 

Naser Azemi: JU FLET RADIO KOSOVA E LIRË!

Ne, në Zonën e Karadakut u dashke të bëjmë konstruktimin dhe montimin e antenave (dipol i thjesht) në tavan për frekuencën 94.2 Mhz, për të përcjellur programin e kësaj radioje!

Kështu mund të përcillnim edhe Komunikatat e njëpasnjëshme të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!

Urime, Radioja më e dashur e jetës time!

 

Xhavit Jashari: 24 vite Radio Kosova e Lire.

Urime 4 Janari i medijave të luftës te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

Radios Kosova e Lirë dhe

Agjencisë Kosovapress.

 

Ramiz Krasniqi: Urime Zëri i Lirisë, Urime KOSOVA e Lirë, zëri emblematik i vetëm i luftës dhe paqes!

 

Nazmi Kelmendi: Urime suksese,

Zërit te Lirisë Kosoves!

Afrim Fejza: Urime, suksese!

Zeni Bilimani: Respekt te vecant per keta shoke te nderuar protagoniste ne fillimet e Radio Kosova e Lire.Respekt dhe ju shoqe Arbana Qeriqi ne kete 24 vjetor te kesaj dritare te lavdishme ku pasqurohen lavdishem njarjet historike ne te dy anet e ,,kufirit,,te atedheut Shqiperi.

Milaim Mezini: Gezuar pervjetorin RKL

Amir Shala: Respekt për radion Kosova e lirë .Zëri Emblematiik i luftës heroike të UQK-se

Ali Mejzinolli: Ju lumt për punën patriotike që po e bëni tashtë e 24 vjet, ju dhasht Zoty jet e shëndet e të vazhdoni e ta trashigoni kët punë që jeni duke e bër!

Shaban Kajtazi: Radio Kosova e Lirè, meriton tè jetè kryesorja…

 

Fehmi Isma: Urime e suksese!

Safete Shala: Urime përvjetori i zērit me të ëmbel ju flet Radio Kosova e Lire

Hajrush Kurtaj: Urime dhe suksese, nje institucion i formimit Kombetare, gjithmon ne rrespektim dhe ne nderim te vlerave Kombetare!

Agron Sinani: Urime ditëlindjen Zëri Lirisë!

Drita Krasniqi” Urime pervjetorin Zeri i Lirise!

Agim Rexhepi Urime e suksese!

Sadete Toqani Urime përvjetori Radio Kosova e Lirë

Nazmi Kelmendi: Urime suksese

Murtez Dajaku: Urime Suksese

Jakup Zulfaj: Urime!

Shefqet Zogaj: Urime.

Enver J. Hoti: Respekt për gjithë ata të cilet në momente për jetë a vdekje ndërtuan dhe punuan në këtë istitucion ndër më të rëndësishmit të kohës,i cili ishte i vetmi zë nga i cili degjohej për shpresë e liri të vendit tonë!

Gëzuar ,gëzuar këtë përvjetor!

Shaban Krasniqi: URIME

Ismet Tahiraj: I lumtë dhe zgjerone programin dhe per letersine per femije

Blerim Qadraku: ,,Ju flet Kosova e Lirë” ! Si sot me kujtohet ajo ditë e acartë Janari, ai zë që na jepte shumë motiv dhe ngrohtësi ! Urime, suksese !

Emine Gashi Camaj: Urime suksese!

Mustafa Asllani: Urime pervjetori i Lajmeve me te mira nga Lufta e Qlirimit te KOSOVES – Respekt

 

Isa Limani: Urime dhe shum shum rrespektë ju i dhat jehon luftë son qlirimtare dhe vullnet që të mos na dhimset edhe pika e fundit e gjakut për lirin e shum vuajtur të popullit ton por ja si po…………………..jemi falenderus për nji kontribut tē jashtzakonshëm!

Sabri Terziu: Per Zerin e resistances per LIRI gjithmone respekte e krenari .. Respekte Radio KOSOVA E LIRE.

Sahit Bujupi

I vetmi ze qe na informonte dhe na jep te shprese për jete. Ishin kohe te veshtira, mirepo në saje te heroizmit te djemve tane dhe ndihmes se miqve e arritem lirine.

Adem Trbunja: Lavdi per jehonen e Zërit të Liris nga vatra e luftes per Liri

Kadri Mehmeti: Urime e suksese

Hajrush Neziraj: Gjithmonë do na flet Kosova e lirë!

Lindita Abdullahu: Urime zerin mateambel ju flet Radio kosova eLirza ifuqishem ivdekun me kan emeu que por respekt e sukseseUÇK

Rexhep Ajeti: Urime dhe respekt liria ka emer

Recaj Selman: Urime

Dashurie Ragip Hajdari: Respekt

Nebi Rexhepi: Urime pa fund për ju, si Zëdhënëse e Lirisë.

Isah Behluli: Zëri Liris Urime

 

Halit Keka: Urime suksese

Mehdi Salihu: Urime dhe suksese!

Afrim Gashi: Respekt urime

Milazim Hoxha: Urime e suksese

Zeqir Avdi Guncati: Urime suksese

Ismet Zeqiraj: Urime suksese

Bashkim Pushkolli: Urime

Gani Desku: Urime rrespekt dhe suksese!

Ramize Bislimi: Respek

Negjat Zeqiri: Respekt ,Suksese

 

Jakup Rama: Urime Urime Urime edhe Respekt per Radio Kosoven.

Istref Bytyqi: Urime dhe suksese

Lutfije-Lejla Ramushi: Urime pervjetori i zerit me te embel, ju flet Kosova e Lire! Zeri i pare i Liris…zeri i vlerave Kombetare qe do te jetoj gjithmon…

  • Sami H Hyseni: 24 vite jetë, 24 vite sakrific, 24 vite informim ku djemët dhe vajzat shqiptare dhan gjith mundin e tyre duke mos kursyer as jeten qe sot Kosova ta gëzoj lirinë. Urime per gjith stafin , gjith veteranet e gjith popullit te kosoves 24 vjetorin diten ku per her të par Kosoven e mbuluan valët e Lirisë, valët e radios Kosova e Lirë.

 

Abdullah Zogaj: Urimeeee

Zeqir Zogu: Urime!

Halim Leci: Urime

Samed Din: Urimee suksese

Alush Sejdiu: Urime Suksese metutjeshme Zeri i Liris

Emrush Azizi: Urime, zeri i parë i LIRIS.

Mevlude Krasniqi: Respekt

Rexhep Ajeti: Respekt

Afrim Ademi: Lavdi

 

Naser Bytyqi: Urime pervjetori i Radios Kosova e Lir,shendet e te mira gjithmon per shum vjet e mot!

 

Rasim Brahim Rexhepi: Urime motiv i luftëtarit ju degjoft zëri nder shekuj!

Qeriqi Gazmend: Gëzuar përvjetorin RKL

Ismajl Kuçi: Urime!

Metie Konjusha: Urime

Nebi Rexhepi: Urimet më të përzemërta për zëdhënësin e Lirisë. Edhe njëherë: Urime pa fund.

Rexhep Ajeti: Urime respekt

Halim Leci: Urime gëzuar

Nexhmi Llapashtica: Rrespekt

Jakup Rama: Urime Urime Urime krejt Kosoves edhe krejt Shqiptarve per po jo Kurr Tradhtarve.

 

Nasuf Gashi: Urime!

Zeqir Zogu: Urime!

 

Ali Gashi: Zëri i luftës çlirimtare, zëri i atdheut!

Rrnofsh sa malet e Shqipërisë

 

Ibrahim Skenderi 

URIME “RADIO KOSOVA E LIRË” URIME !

Urime përvjetori i lindjes:

Ty Jehu i Kushtrimit për Liri;

Ty që bërë historinë;

Ty që ruan Zgjimin e Atdhedashurisë “Ju flet Kosova e Lirë!”

Urime!

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …