Urimet e përshëndetjet e dëgjuesve dhe bashkëpunëtorëve të Radios Kosova e Lirë, në 23-vjetorin e fillimit të transmetimit

Urimet e përshëndetjet e dëgjuesve dhe bashkëpunëtorëve të Radios Kosova e Lirë, në 24-vjetorin e fillimit të transmetimit III

Bedri Tahiri: JU FLET KOSOVA E LIRË…

Zëri që nuk shuhet!

Këtë refren që, këtu e njëzet e katër vjet më parë, më erdhi në vesh pikërisht në shkrepat e Arbërisë së Vogël, në kodrat e Galicës andej tej nga Malet e Berishës, nuk mund të harrojmë për jetë të jetëve! Po cili prej atyre që e përjetoi luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër krisma e plumba, nuk e kujton me krenari Zërin e Lirisë, Zërin e Fitores, që në momentet më të vështira, kur jeta e vdekja shikoheshin sy më sy, na jepte shpresë për Ditën e Bardhë?!

Të gjithë e kujtojnë dhe ndjehen krenarë me këtë Dritare që shkëlqeu edhe atëherë kur terri na kishte mbuluar gjithandej. Të gjithë, me përjashtim të ndonjërit që i ka marrë koka erë dhe bëhet bukëpërmbysës, siç thotë populli.

Dhe, si përherë, edhe në këtë përvjetor, Kosova e Lirë, ishte derëhapur e sofërshtruar për mysafirë.

I zoti konakut, Prof. Ahmet Qeriqi, gjithmonë i palodhur në krye të detyrës.

Dje dhe sot!

Shëmbëlltyrë për brezat e ardhmërisë! I sprovuar në burgje e në ilegalitet, në luftë e në paqe…Modest e zemërgjerë. Nuk mban mëri as me ata që në njëfarë mënyre sikur e kanë harruar, ata që kanë në dorë mundësinë (besa edhe obligim) për ta ndihmuar këtë Shtëpi të Luftës e të Dëshmorëve, këtë Vatër ngrohtësie për Ata që me gjak mbëltuan LIRINË…

Sërish, tek dilja nga ato zyra, më fanitej zëri kumbues: Ju flet Kosova e Lirë!

Dhe, si zakonisht dhuratat nuk mungojnë. Kësaj radhe një kalendar me vlera historike që kapërcen motet!

Urime, përgëzime, mbarësi e suksese të pandalshme Zëri ynë i Lirisë- Radio “Kosova e Lirë”!

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi: Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, shkojnë përtej rolit të tyre si media. Në fakt, të dyja, të themeluara në kohën e luftës për liri, janë pjesë e rëndësishme e përpjekjes gjithë-shqiptare për çlirim. “Ju flet Kosova e Lirë” – ishin fjalët jehonë të Nysret Pllanës, më 4 janar 1999, që zgjuan shpresën e na dhanë forcën dhe besimin se Liria po agon. Urime përvjetori i 24-të i fillimit të transmetimit në zonat e luftës të UÇK-së të Radio “Kosova e Lirë” dhe punës së agjencisë së lajmeve “Kosovapress”! E zëri i Radios Kosova e Lirë jehon fuqishëm edhe sot, ashtu si dje në luftë. Ajo do të flasë edhe nesër, sepse prej saj dëgjohet çdo ditë zëri i idealeve të luftës e të lirisë, zëri i heronjve dhe dëshmorëve, zëri që flet për betejat e luftëtarëve tanë kundër armikut, zëri i emisioneve nga historia jonë kombëtare, zëri i afirmimit të vlerave kombëtare dhe historike, zëri që mban gjallë dashurinë për atdheun dhe frymëzon brezat e rinj për t’i shërbyer aspiratës për liri, forcimit të saj dhe bashkimit kombëtar. Urime dhe gëzuar 24 vjetorin e Radios KOSOVA E LIRË!

Sylejman Qeriqi:  Zëri i Radio Kosovës së Lirë, Zëri i luftes së Çlirimit të Kosovës. Ju Uroj përzemersisht 24 vjetorin. Uroj gjithë stafit, punë të mbarë e suksese Tv Dielli. Respekt nga Çlirimtarët!🇦🇱🇦🇱

Ramiz Krasniqi: Plot 24 vite ndëgjohet vetëm një zë qe flet e këndon për luftën, heronjët, dëshmorēt, invalidët dhe vetēranët e UÇK-së!

Ju lumt Kosova e Lirë!

Urime 24 vjetori kur për her të parë u ndëgjau zëri ”Ju flet Kosova e Lirë”!

U ndëgjoft zëri juaj gjithmonë, edhe atje prapa grillave!

Valdet Hoti: Sot 24-vjet më parë, në fshatin Berishë, ka filluar transmetimi i valëve të Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve Kosovapress, të dy këto institucione informative të kohës së luftës, i kishte themeluar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, të cilat mision e kishin informimin e qytetarëve brenda dhe jashtë vendit edhe atëherë kur në vendin tonë nuk kishte mbetur se funksionuari as edhe një medium i kohës. Urime dhe respekt për të gjithë ata të cilët dhanë gjithçka nga vetja e tyre për të mirën e përgjithshme.

 

Milaim Mezini: Në flakët e luftës, u lexua dhe dëgjua zëri i juaj nga t’katër anët e globit. Ju ishit dhe mbetët zëri i lirisë së shumëpritur, zëri i arsyes

, zëri i ndërgjegjjes dhe i gjakut të derdhur.

Por ku jemi sot?… Me qindra media të shkruara dhe elektronike të krijuara pas luftës çlirimtare si k’purdhat pas shiut, shkruajnë më shumë zi e terr, se diell e dritë?!

Gëzuar 24 vjetorin: Radio Kosova e Lire & KosovaPress!

Selim Pacolli: JU FLET KOSOVA E LIRË!

04 Janar 1999-04 Janar 2023

Zëri kumbues i Nusret Pllanës i cili përqonte zërin dhe shpresës!

Profesor, Ahmet Qeriqi, njeriu që kurrë s’ju nda kësaj frekuence, duke mbajtur gjallë zërin e lirisë!

Fatmir Arifi: Ju uroj juve dhe të gjithë stafin e Radio Kosova e Lirë në këtë përvjetor të 24. Paçi shëndet të gjithë dhe valët e radios i pushtofshin të gjithë hapësirën shqiptare.

Gëzuar

Merita Gashi: Urime përvjetori i radios,ju prift e mbara gjithmon!

Fatmir Rashiti:Urime familje e madhe Qeriqi , shumë shëndet dhe suksese në misionin e tuaj fisnik e kombëtar , Radio Kosova e Lirë të mbrohet me ligj dhe të ket trajtim të dinitetshëm shtetror!

Luljeta Abdullahu: Urime, suksese. Respekt pa fund.

Hasan Maloku: Urime përvjetori i 24 i radio Kosova e lirë dhe suksese 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Rasim Brahim Rexhepi: Urime motiv i luftëtarit ju degjoft zëri nder shekuj!

Ramadan Pllana: Shumë Urime e Respekt të pafund në punën tuaj të mrekullueshme!

Naxha Vula-Thaqi: Shumë urime Radio Kosova e Lire respekt pa fund per stafin jeni te mrekullushem.

Xhevat Aliu: GËZUAR DATËLINDJA

RADIO KOSOVA E LIRË dhe KOSOVAPRESS.

Nebi Rexhepi: Urimet më të përzemërta për zëdhënësin e Lirisë. Edhe njëherë: Urime pa fund.

Vendos Krasniqi: Urime Zëri i Luftes dhe i Paqes, respekt!

Shaban Kajtazi: Radio Kosova e Lirè, meriton tè jetè kryesorja.

Mustaf-Ah Krasniqi: Urime Suksese dhe Respekt për stafin e Radio Kosoves e Lirë

Mevlude Krasniqi: Respekt gjithmon UÇK krenaria e kombit shqiptar

Xhevat Aliu: Gëzuar Datëlindja RKL 94.2 FM
Ranë n’ujdi në vijat e luftës
Atdhetarët e dëshmuar të pendës dhe pushkës
Dritërimë ju bënë Ushtrisë Çlirimtare
I nderuan familjet në fusha dhe male
Orëtarët e fitores dhe lirisë së madhe.
Kurrë minutin s’e vonuan
O vdekje-o liri,në beteja qëndruan
Supet me pajisje,duartë me armë
Orteçet e borës i shkrinë me kangë
Vargmaleve t’Kosovës,t’bekuara ju thanë
Armiqtë më kurrë s’do t’na shkelin me kambë.
Emblemë e praruar me shkronja ngjyrë ari
Liri e fituar me gjak dhe jetë shqiptari
Ideal vllazërimi e bashkimi mes ne shqiptarëve
Rendiset fuqishëm n’Ilirikun e të parëve
Ëndja jonë hapërimi i Çlirimtarëve.

 

Ismet Sylejmani: RADIO “KOSOVA E LIRË” LINDI NË FLAKËT E LUFTËS SË ARMATOSUR TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Më 17 Nëntor 1994 me vendim të Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, Dega Jashtë Vendit, themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Më 13 Nëntor 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelon Radion “Kosova e Lirë”!
Më 4 Janar 1999 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillon punën Radio “Kosova e Lirë”!
Pas vendimit të fillimit të punës dhe të emetimit të radiovalëve liridashëse çlirimtare, UÇK u bë me armë të madhe elektromagnetike, u bë me krahë të madh e të fortë!
Krahu me i fortë në frontet e luftës se armatosur çlirimtare, të luftëtarëve e komandantëve të UÇK-se, e të popullit shqiptar të Kosovës, u bë e famshmja Radio “Kosova e Lirë”!
Radio “Kosova e Lirë” ishte dhe mbetet zëri real dhe përfaqësuesja më autentike e të kaluarës së lavdishme të luftës për liri, pavarësi e çlirim me armë në duar të popullit shqiptar të Kosovës!
Te Radio “Kosova e Lirë” gjaku i derdhur për liri, heroizmi masiv dhe lufta heroike në ballë të kolonës së gjatë me Jasharajt e pavdekshmëm, gjëmojnë me nderim e me dashuri të padiskutueshme!
Patrioti e atdhetari, ish i burgosuri politik, luftëtari e komandanti i lavdishëm i UÇK-së, bashkë me familjen e Tij, Drejtori emblematik i Radios” Kosova e Lirë” Ahmet Qeriqi, mbetet shqiptari më i përkushtuar dhe mbrojtësi më madh e i hekurt i zërit të luftës për liri!
Gëzuar ditëlindjen e 24-të Radio “Kosova e Lirë”!
Ismet Sylejmani,
Ish- Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!
Prishtinë, 4 Janar 2023!
Hajrush Neziraj: Radio Kosova e lirë , nuk hoqi dorë asnjëherê për lirinë e Kosovës që nga themelimi i sajë në bunkerët e Ushtrisë Çlirimtare! Suksese të reja!
Arsim Mehmeti: “JU FLET KOSOVA E LIRË”
Zëri i parë dhe i ëmbël që drithërojë zemrat tona, zëri që jehojë nga krismat e pushkëve të lirisë së Kosovës, ishte zëri i Radios KOSOVA E LIRË, e cila shpërtheu si vullkan me 4 janar 1999, në bjeshkët e pamposhtura të Berishës, në Drenicën heroike, në zemrën e Kosovës që po kullonte gjak lirie!
Radio “Kosova e Lirë ” dhe Agjencia e Lajmeve Kosovapress, janë dy institucionet e para të pavarura të Kosovës, që lindën në agun e çlirimit të saj, të themeluara nga Sh.P. i UÇK-së, që informuan drejtë dhe shpejtë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, për ngjarjet e hidhura dhe heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së në çdo ditë lufte, deri në çlirimin e Kosovës.
Zëri i moderatorit emblematik “Ju flet Kosova e Lirë” e atdhetarit, Nystret Pllana, ishte fuqi motivuese e jashtëzakonshme për luftëtarët e lirisë nëpër vijat e frontit të luftës dhe shpresë reale e popullit tonë, se UÇK-ja ishte e gjallë dhe më e fortë se kurrë përballë armikut gjakatar serb, deri në dëbimin përfundimtar të tij nga trojet e Dardanisë Ilire.
Nderim i përjetshëm për ideatorët dhe realizatorët e këtyre dy mediave tona kombëtare, që në flakën e luftës çlirimtare, me vizionin, guximin dhe veprimin e tyre, arritën ta përmbyllin me sukses të plotë misionin fisnik atdhetar të informimit, duke shënuar historinë më të Re të Kosovës me shkronja të arta, RADIO KOSOVA E LIRË 🇦🇱🇽🇰
Respekt të veçantë për ata që po vazhdojnë t’i mbajnë gjallë e parreshtur mbi dy dekada këto dy mediume të lavdishme, që padyshim meritojnë përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme si nga shteti, po ashtu edhe nga qytetarë e profesionistë me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave që mbartin dhe promovimin e atdhedashurisë që po e bëjnë, në këto kohë të vështira e me plot sfida që po kalon media dhe publiku ynë në përgjithësi në këtë shekull e milenium të Ri!
Në shënim të 24 vjetorit të themelimit të këtyre dy mediave tona të çmuara, i urojmë nga zemra stafet drejtuese të tyre, ideatorët e realizuesit e tyre, si dhe gjithë qytetarët liridashës, që e duan atdheun si vetën e tyre🇦🇱🇽🇰

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …