Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se lufta në Ukrainë do të dominojë kryesimin e Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ai tha se komunikimi me Rusinë dhe nëse do të vendoset një dialog thelbësor, do të varet nga qëndrimi i Moskës ndaj parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së. “Ne si kryesues nuk do të lejojmë asnjë kompromis sa i përket parimeve të OSBE-së që duhet të respektohen nga Rusia”, derisa ka treguar prioritetet që do të jenë në fokus të kryesimit njëvjeçar të Shkupit me OSBE-në. Ministri Osmani tha se aktualisht nuk ka mision të OSBE-së në Ukrainë pasi Rusia vendosi veton ndaj misionit, por se Maqedonia e Veriut, sipas tij, do të duhet të gjejë një mënyrë për ta kthyer atë në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …