Annalena Baerbok: Kërkesa e Serbisë për dërgimin e forcave ushtarake në Kosovë është krejtësisht e papranueshme

Pas situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës, Serbia edhe zyrtarisht iu ka  drejtuar NATO-s me kërkesë për vendosjen e 1 mijë trupave në veri me pretekstin se populli serb që jeton atje ka nevojë për mbrojtje. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë thënë se shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbok ka potencuar qysh në dhjetor se një kërkesë e tillë e Serbisë për dërgimin e forcave ushtarake në Kosovë, është krejtësisht e papranueshme. Ajo thekson se qëndrimi i Berlinit zyrtar është se e vetmja rrugë për të shmangur tensionet dhe për të normalizuar përfundimisht raportet në mes të Kosovës e Serbisë,  është dialogu. Dialogu gjithashtu është një parakusht për anëtarësimin e tyre të ardhshëm në BE. Prandaj Gjermania i mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së Lajcak në ndërmjetësimin e mëtejmë të dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …