Jeffry Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier bën të ditur nuk është paraparë të ketë njohje të Kosovës nga Serbia

Ambasadori amerikan  në Kosovë, Hovenier bën të ditur nuk është paraparë të ketë njohje të Kosovës nga Serbia. Synimi përfundimtar është njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por s’është e mundur aktualisht. Kosovës e Serbisë momentalisht i ka mbetur të merren me çështje teknike. Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, mospajtimet në takimet e gjata me sa duket ia kanë zgjatur përfundimin çështjes së Kosovës e Serbisë, sidomos njohjes së ndërsjellë. Këto deklarata e qartësojnë edhe më shumë të ardhmen e dialogut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara të bëjnë më presion për shkak se sipas gjitha gjasave ka humb një mundësi e mirë me u marr vesh deri tani. Prandaj edhe njohja nuk është më në horizont dhe duhet të vazhdohet dialogu për çështje teknike, thonë diplomatët dhe analistët.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …