Misioni amerikan në OSBE: Amerika dhe Kosova janë partnerë të palëkundur me një histori të fortë

17 organizata shqiptaro-amerikane e konsiderojnë të pafalshme që perëndimi ka shtuar presionin ndaj Kosovës për themelimin e AKS-së

Përmes një komunikate të përbashkët, 17 organizata shqiptaro-amerikane e konsiderojnë të pafalshme që perëndimi është duke shtuar presionin ndaj Kosovës, sidomos për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, tolerimi i mëtejmë i Serbisë rrezikon përshkallëzime serioze në Ballkan. Në komunikatë thuhet se tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të nxitura nga përpjekjet e vazhdueshme dhe afatgjata të Serbisë për të minuar sovranitetin, integritetin territorial dhe përparimin demokratik të Kosovës, të gjitha të arritura me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BE-së dhe parterëve tjerë.  “Aleksandër Vuçiq dhe regjimi i tij vazhdojnë të paraqesin rrezik serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon, kryesisht për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Putinin dhe Kinën, të cilat Perëndimi është duke i nënvlerësuar me naivitet. Kosova, ashtu si Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, shihet nga Vuçiqi si një pengesë ndaj qëllimeve të tij radikale, të njëjta me ato të mentorit dhe paraardhësit të tij, Sllobodan Millosheviq, për krijimin e Serbisë së Madhe. Ne të nënshkruarit, duke paraqitur pikëpamjet e gati një milion shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, e konsiderojmë të pafalshme që demokracia më e re dhe më pro-amerikane në botë vazhdon të përballet me trysni të jashtëzakonshme nga diplomatët e BE-së dhe ShBA-së”, thuhet në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …