Vlora Çitaku

Vlora Çitaku kërkon nga Albin Kurti të sqarojë sesi është katandisur deri në atë pikë dialogu me Serbisë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta sqarojë sesi dialogu me Serbinë është katandisur deri në atë pikë sa tash aleatët e Kosovës po thonë se nuk është koha për njohje reciproke.  Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se “tani për tani nuk është koha për njohje reciproke. “Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse. Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?”, ka shkruar zonja Vlora  Çitaku në një postim  të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …