leoni

Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Studimi i Komisionit Europian: Vendi i dytë ku punonjësit raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre mujore është Kosova

Sipas një studimi të Komisionit Europian, pothuajse 70 % e punonjësve shqiptarë hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore, përqindja më e lartë në Europë. Gjetjet u publikuan në një raport të fundit mbi kushtet e punës dhe implikimet e ardhshme. Anketa kryhet një herë në pesë vjet përmes anketave të 70 mijë punëtorëve në 36 vende evropiane. Këtu përfshihen shtetet anëtare të BE-së, plus Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Pas Shqipërisë renditen vendet e tjera të Ballkanit, por ato ende kanë një rezultat dukshëm të ndryshëm nga Shqipëria. Vendi i dytë ku punonjësit raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre mujore është Kosova, me 57% të të punësuarve, e ndjekur nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në afërsisht të njëjtat nivele dhe Bosnje-Hercegovina me 54%. Sondazhi u kërkoi të anketuarve të vlerësonin aftësinë e familjes së tyre për të përballuar jetesën, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore nga burime të ndryshme në një shkallë prej gjashtë pikësh nga “shumë e lehtë” në “me shumë vështirësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …