Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kritikon Qeverinë Kurti për ndërhyrje flagrante në komunat e Kosovës Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kritikoi pushtetin aktual në Kosovë për ndërhyrje flagrante në Kosovën Lindore. Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet që programin e saj politik ta shtrijë edhe Preshevë. Në intervistën për KosovaPress, ai flet edhe për fondin dy milionësh për Luginën, shkarkimin e Ardita Sinanit dhe zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Serbi. Me marrjen e pushtetit në Preshevë, Shqiprim Arifi thotë se ka trashëguar borxhe nga qeverisja e Ardita Sinanit, duke e akuzuar të njëjtën edhe për zhvatje të komunës. Prioriteti im ka qenë sivjet sidomos në klasifikimin dhe qartësimin e gjërave zhvatëse që kanë ndodhur në pushtetin e kaluar që kemi pasur. Dhe i dyti prioritet ka qenë që të balancojmë vitin 2022 sepse na kanë ngarkuar me borxhe të tepërta dhe ka qenë vështirë këto borxhe t’i menaxhojmë deri në fund të vitit që të mund të kalojmë në vitin e ri me projekte të reja. Paralelisht, prioriteti i tretë ka qenë që aty ku e kemi lënë para vitit 2021, thjesht të vazhdojmë. Presheva për shkak të manovrimeve politike na ka humb prapë një vit, nuk është hera e parë, kjo na ka ndodhur edhe në vitin 2017 kur më kanë shkarkuar”, thotë Shqiprim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …