leoni

Fjalimi historik i Edi Ramës në KS të OKB-së, fjalimi më burrëror, i mbajtur ndonjëherë nga një kryeministër i Shqipërisë

Edi Rama: Vazhdojmë diskutimin maratonë të fillim-vitit, 12 muajt e shkuar na bëjnë shumë optimistë për vitin 2023

Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat do të vijojë edhe ditën e sotme për të diskutuar performancën 12 mujore të ministrive. Kryeministri shkruan në rrjete sociale se do të vijojnë diskutimin maratonë ndërsa analiza e vitit të shkuar i bën më optimistë për vitin 2023. “Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, shkruan Rama. Në fotografitë e publikuara tregon se në fokus mbeten projekte si Korridori Blu, Parku Fotovoltaik Karavasta, HEC Skavica, Tuneli i Llogarasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve. Një ditë më parë, kreu i qeverisë diskutoi me ministrat për bilancin vjetor dhe detyrat që priten të kenë për  vitin 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …