Krijimi i asociacioneve serbe, që kërkon Serbia dhe dërgimi i forcave ushtarake serbe në territorin e Kosovës, do të thotë copëzim të territorit të Kosovës e krijim të shteteve brenda shtetit, siç e pësoi Bosnja-Hercegovina, që do te thotë cënim të lirisë e pavarësisë të shqiptarëve në Kosovë.
Çdo të ndodhte në SHBA-në, nëse do të lejohej krijimi i asociacioneve të minoriteteve të shumta dhe ata të mbanin lidhje me shtetin e origjinë, të cilët të ndërhynin në territorin e shtetin e SHBA-së kohë e pa kohë e të kishin të pranishme forca ushtarake???!!! E drejta kërkon, që minoritetet duhet të zbatojnë ligjet e shtetit ku jetojnë! Në të kundërtën mund të kthehen në vendet e tyre nga kanë ardhur.
Publiku është i informuar, se Serbia vazhdon të ushtrojë një gjenocid me forma të reja, duke e sanksionuar edhe me ligj, ndaj popullsisë shqiptare autoktone në Luginën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, për t’i shpopulluar nga shqiptarët e për t’i populluar me serb të ardhur nga Serbia.
Gjykimi për krijimin e tyre serbe dhe dërgimi i forcave ushtarake nga Serbia në Kosovë, do të thotë, të coptohet territori i Kosovës dhe t’i cënohen e privohen liria e pavarësia, që e ka fituar me shumë gjak ndër shekuj, si dhe të plotësohen synimet e shovinistëve serb. Ç’ bëhet kështu???!!!
Përse përkëdhelet Serbia nga institucionet e BE-në? Përse nuk i kërkohet Serbisë të kthej shqiptarët e zhdukur e dëmeve të pallogaritshme e masakrave që bëri në Kosove gjatë luftës e të tjera si këto? Ç’i kërkohet kryeministrit të Kosovës, që t’i bëjë lëshime Serbisë për njohje reciproke, që janë në dëm të lirisë e pavarësisë së Kosovës, kur Serbia nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesa e Qeverisë së Kosovës të pasojave të luftës?
Çfardo lëshimi e përkëdhelje, që vazhdon t’i bëjnë misionarët e BE-në, Serbinë nuk do ta shkëpusin nga Rusia, sepse serbët ruajnë traditën e ardhjes së tyre nga Kaukazi në trevat ilire në Ballkan.
Ka ardhur koha që BE- në dhe SHBA të përkrahin dy Shtetet Shqiptare për t’u forcuar e bashkuar në një Shtet.
Tefta Cami-ish ministre e Arsimit dhe Kulturës
Tiranë, më 5 janar, 2023