Edhe pse Vetëvendosja, por as Qeveria. ende nuk i kanë komentuar publikisht deklaratat, me dush të ftohtë në këtë kohë dimri të ambasadorit amerikan, Xhefri Hovenier, Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi doemos se do të pajtohen me deklaratat e mikut amerikan, me jes okej, ashtu si trashëgimia e tyre e kohës së baba Dovletit me lepe-peqe. Është e njëjta mendësi pacifiste, nënshtruese, shekullore, e shpirt skllevërve, të cilët i nënshtrohen padronit edhe më shumë se sa ai kërkon, për hir të respektit për miqtë, pasi i përmbahen Kanunit të Lekës se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.
Kjo do të jetë një kafshatë që vështirë do ta përbijë Albin Kurtit, por mbasi vjen nga daja Xheh, edhe kjo pranohet, pastaj përtypet si sapuni pasi ishte blerë për samun, pavarësisht ser i shkumbonte në gojë blerësit të pavëmendshëm.
Mbase është pak për t u habitur se reagimi i parë vjen nga opozita, por ja që deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti është i parë që publikisht mbështet deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cila tha se “Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e mundur tani për tani”. Nuk është e domosdoshme të kemi njohje reciproke në këtë fazë, sepse edhe marrëveshja e Brukselit përcakton disa çështje për të cilat ne nuk do të jemi pengesë për njëri-tjetrin. E para, sa i përket njohjeve në marrëveshjen e Brukselit është e potencuar që Kosova dhe Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrin në procesin e integrimit në BE. E dyta, Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare. Pra, kjo është e zezë në të bardhë, e shkruar në atë marrëveshje”, tha Haliti. shtoi se një deklaratë e tillë nga ambasada amerikanë bazohet në kohën dhe situatën të cilën gjendemi, teksa thotë se aleatët duhet t’i dëgjojmë.
Po pse u dashka që çdo deklaruare, madhe edhe çdo zyrtari amerikan, apo vetëm të ndonjë amerikani ta pranojmë pa asnjë rezervë, pa asnjë kritikë, pa i bërë asnjë analizë, pa e peshuar mirë se sa e dëmshme mund të jetë?
Kjo ka qenë dhe është kështu. Për mendësinë pacifiste e durimtare edhe dihet por, ku është tani rrahagjoksja Vetëvendosje, ku janë mijtë e internetit të Albin Kurtit, ku janë trimat e Albinit të markës “Basha-Murati-Bajçinovci-Sveçla” dhe shumë të tjerë.
Pse i kanë futur veshtë në lesh, vetëvendosistët, kur edhe pse ditë dimri, sot duket si ditë e pranverës së hershme.
Ishte dikur Kristofer Hilli, ky i sotmi në Beograd, i cili i pat kërkuar Bacës Adem të thotë se UÇK-ja është terroriste, pasi Hilli përfaqësonte politikën zyrtare amerikane në vitin 1998, por Baca i Shekujve i pat kthyer troç: No ser, nuk është UÇK-ja terroriste, është Serbia e Millosheviqit, terroriste.
Ku është Albini që kur flet për të kaluarën, kreshpërohet thotë se ka qenë nxënës i Bacë Ademit, edhe pse të gjithi i dimë se si i kanë pasur raportet.
Ku u zhduk sa kaq togfjalëshi patriotik, politik se në çdo marrëveshje me Serbinë “njohja e pavarësisë është brenda”, është e vetë kuptueshme, ndryshe nuk do të kishte kuptim as dialogu.
Tani është ndryshe.
Tani duhet kthyer ndryshme, ashtu si qe afër dy vjet, të gjitha tezat e përmbysura.
Pavarësia pret, negociata më parë. pastaj Vetëvendosje, kemi do punë të tjera, do tabela, dokumente udhëtimi, diploma, kadastra, kemi probleme të rënda teknike, të cilat Qeveria e Kosovës, është zotuar se do t’ i zgjidh një nga një.
Është e vërtetë se ambasadori, Xhefri Hovenier, nuk e vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, kjo as ka nevojë të rikonfirmohet por është më se e vërtetë se tërë procesi i bisedimeve të Kosovës me Serbinë në Bruksel, është bërë me karremin e njohjes së pavarësisë nga Serbia, sa i përket palës së Kosovës në bisedime me Beogradin, të paktën kështu është thënë zyrtarisht, se çka kanë biseduar tinës dhe pa prani të opinionit, Kurti e Vuçiqi këtë ende nuk e dimë, por ja që nuk po mbetet asgjë e fshehtë, sepse është koha ajo që zbardhon gjithçka.
Tani do të pranohet modeli pavarësi, minus.
Asociacioni shtet brenda shtetit.
Kosova lindore do të zbrazet, pasi do të vritet edhe shpresa për ndërrim territoresh,
Dhe do ta shpallin publikisht heroikën republikë të tretë, në tri të katërtat e territorit të Kosovës, dhe kjo të jetë e arritura më e madhe a Albinit dhe pasuesve arrogantë, mujsharë e mashtruesit më të këqinj të deritanishëm.