Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka theksuar se një kaos qëndrimesh, kërcënimesh dhe gabimesh i një politike të jashtme shterpe tregojnë që Kosova po udhëhiqet nga dështimi në dështim. Ai ka thënë se për dy vjet, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të vetme. “Përkundrazi, Serbia është duke e goditur kudo Kosovën. Nga goditja kundër sovranitetit të brendshëm në veri në fundvit tani po i shtohet edhe rrudhja e sovranitetit të jashtëm në fillimvit, me një listë pretendimesh për çnjohje të Kosovës”. “Sa kam qenë ministër i Jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete, ndërsa sot, qeveria duhet të sqarojë nëse janë të vërteta pretendimet se Kosovës i janë hequr disa njohje! Ka të bejë me interesin vital të Kosovës që të tregohet nëse këto pretendime janë të vërteta dhe përgjegjësinë e mbajnë presidentja, kryeministri dhe ministrja e Jashtme për këtë dështim!”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …