Kam shkruar për shumë gazeta në trojet shqiptare, por askush nuk e zë vendin e këtij gjiganti mediatik që quhet Radio Kosova e Lire.
Pavarësia e Kosovës dhe liria jone i ka rrënjët ne familjen Jashari dhe askund tjetër, se kontributi i kësaj familje dhe familjeve tjera të dëshmorëve është i pazëvendësueshëm.
Kontributi qe mbajti shpirtin gjalle dhe u dha shprese shqiptareve, kur Kosova te jete a te mos jete e dha Radio Kosova e Lire, qe tere shqiptaret kudo ne glob i mbanin veshët te ky gjigant mediatik. Prandaj, duhet te merret “yrnek” se si mbajti gjalle frymën e kombit dhe nuk u be lecke e matrapazëve.
Edhe pse bashkëpunoj me vite te tera ne disa gazeta elektronike dhe versionit te shtypur e them publikisht qe RADIO KOSOVA E LIRE ESHTE E PA KRAHASUESHME DHE NUK E ZE VENDIN E SAJ ASKUSH. Kot e kane.
Burrat qe e drejtonin këtë istikame dhe ne acar, po ashtu janë HERONJ TË BARABARTË ME ATA QE ISHIN NE VIJEN E PARE TE FRONTIT! Jam krenar qe ne kohe lufte botoheshin edhe shkrimet e mia. Personalisht u kam borxh dhe jam mirënjohës sot e mot…
URIME DHE E KALOFSH SHEKULLIN, GJIKANDI RADIO KOSOVA E LIRË !
Me respekt të veçantë: Reshat Badallaj-Zhuriani, gazetar, i burgosur politik, i autorizuar me shkrim e me vule nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, themelues dhe kryetar i Shoqates Atdhetare “Gryka e Lumes”, qe perkrahu nga dita e pare UÇK-në.
Gjermani, 5 kallnor 2023