leoni

Albert Z. Zholi

Albert Z. Zholi: Fisnikëria e grave dhe vajzave shqiptare në Amerikë, këto ditë feste, e pranishme në Shqipëri

Bashkëkombëset tona në New York i kishim takuar te fondacioni amerikano-shqiptar “Motrat Qiriazi”, që prej dhjetëra vjetësh shpalosnin vlera të dukshme në ndihmë të grave e vajzave shqiptare dhe familjeve të tyre, që kanë shkuar e vazhdojnë të shkojnë në USA. Si “portë pritëse” e shqiptarëve aty, zonjat, me gadishmërinë e tyre, kanë qenë një ndihmë e madhe, sidomos për gratë shqiptare. Shteti i fuqishëm ku ato punojnë, u krijon mundësi që në çdo moment të shpalosin vlerat njerëzore në zbatimin e ligjeve, që mbrojnë të drejtat e njeriut. Fondacioni prej vitesh ka qenë i hapur edhe për mediat, ku zonjat e punësuara aty u përgjigjeshin kërkesavë të tyre në lidhje me problematikat, që shoqëronin shqiptarët e ardhur edhe nëpërmjet lotarisë amerikane, apo studentëve, që vazhdonin studimet në New York, apo shtete të tjera te USA. Informacionet që ne, punonjësit e medias, i merrnim aty, ishin te sakta, të shpejta, të nxjerra nga studimet për shqiptarët nga stafet e punonjëseve, aty në USA. Ishte shumë e dukshme ndihma e Fondacionit të vitit 99’ për popullin e Kosovës, në vitin e “genocidit serb”. Kemi qenë të pranishme në organizimin e festave të grave e vajzave shqiptare në New York nga fondacioni “Motrat Qiriazi”, festa mbresëlënëse, ku shpalosej dashuria për vendin amë dhe aty ku jetojnë shqipëtaret. Kemi njohur zonja me integritet e të palodhura, që kanë ndihmuar shqiptaret me strehim e ushqim të përkohshëm, sipas nevojës së tyre. Sa pritje e përcjellje ka bërë Znj. Agathi Luka, me familjen e saj, për të ndihmuar shqiptarët që vinin për here të parë aty; porta e zemra për bashkëkombësit. Gratë e vajzat shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi” edhe këtë radhë “levizën”. Fisnikëria e tyre këto dite feste ishte present me kontributin e vyer kundrejt grave të zonës së Kombinatit dhe rrethinat e saj. Një lidhje e re me shoqatën “Për gratë dhe fëmijët” drejtuar nga Znj. Raimonda Prifti, ishte tepër emocionuese. Ndihma e grave të fondacionit me ushqime për familjet në nevojë (50 familje) ishte një ndjeshmëri që mbase vetëm nënat shqiptare e posedojnë. Momenti të shtyn për të ditur cilat janë ato shqipëtaro-amerikane me ndjeshmëri të tillë, duke vënë në dijeni edhe shqiptaret në Kombinat e zonat përreth:

Fondacioni AAWO “Motrat Qiriazi”, Beti Beno – president, Agathia Luka – menaxhere, Anna Kohen – drejtore, Arjana Elezaj – sekretare, Drejtore të departamenteve: Eva Milo Burnori, Albana Konçi Ndreu, Pajtesa Kukaj, Vera Belliu, Këshilltaret e kryesisë:Dr. Zana Dobroshi, Dr. Shpresa Xhakli, Albana Krasniqi. Zonjat e fondacionit nga New York-u u bënë një shkëndijë për zonja të tjera të kontinentit për të qenë pranë bashkëatdhetareve të tyre në ditë të shënuara kalendarike. Kontakti i zonjave nga New York-u me shoqatën “Për gratë e fëmijët” realizoi organizimin e festave me paketa ushqimore, higjeno-sanitare dhe medikamente për gra në Kombinat e rrethina, sipas kërkesave të tyre. Gratë e New Yorkut nxitën shoqatën për të ndihmuar intelektualen nga Tirana P. Gjika e njohur në qarqet artistike të vendit dhe e paralizuar prej 2 vitesh, duke e pajisur me materiale sipas nevojave të saj. Një falenderim për zonjat e fondacionit AAWO “Motrat Qiriazi” në New York dhe një apel i fortë për ata që hartojnë politika sociale në vendin tonë. Veprimtaritë vazhdojnë për të tjerë persona në Kombinat e rrethina, zonë plot probleme sociale që kërkojnë zgjidhje.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …