Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit

Derek Chollet: Udhëheqësit e Kosovës e të Serbisë duhet të marrin vendime të vështira dhe nga ata kërkohet kurajë e veçantë

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhen të merren vendime të vështira dhe nga ta kërkohet kurajë e veçantë, ka deklaruar këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Kollet. Ata duhet  të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të shtetit të tyre. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Chollet tha se propozimi i Bashkimit Evropian për një marrëveshje eventuale është një propozim në drejtim të mirë. Nuk dua të merrem me detajet e asaj çfarë ka propozuar BE-ja. Mendoj se ndonjëherë, në çfarëdolloj negociatash, është më mirë që këto detaje të lihen pas dyerve të mbyllura, deri në momentin kur të jenë gati. Por, mendojmë se BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Sërish, do të jetë e vështirë. Do të dojë shumë punë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajë nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre.  Kurti dhe Vuçiq  në Kosovë dhe Serbi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë në rrugën drejt integrimit më të madh në komunitetin euroatlantik. Ne e mbështesim së tepërmi këtë dëshirë. Duam t’i shohim që të ndërmarrin hapa për ta arritur këtë objektiv dhe duam të bëjmë çfarë të mundemi që t’i ndihmojmë ta realizojnë këtë”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …