Kryeministri, Kurti, thotë se Amerika nuk mund ta përfaqësojë Kosovën por as Kosova nuk e përfaqëson dot Amerikën

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti në intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Qeverisë që drejton  ai dhe Uashingtonit zyrtar. Kurti ka theksuar se me Amerikën  pajtohet pothuajse gjithmonë, duke shtuar se ka takime të rregullta me ambasadorin amerikan. Megjithatë, Kurti ka vlerësuar se as ai s’mund ta përfaqësojë Amerikën  as ambasadori amerikan e DASh-i s’mund ta përfaqësojnë Kosovën. Unë nuk e ndjej këtë, përkundrazi, unë kam takime të rregullta me ambasadorin amerikan për çdo javë dhe jemi vazhdimisht në kontakt e në komunikim dhe pothuajse gjithmonë pajtohemi, por jo gjithmonë, sepse unë nuk mund t’i përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadori amerikan dhe as sekretari i shtetit apo departamenti i shtetit nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën. Ne udhëhiqemi nga idealet amerikane, mirëpo kjo është Kosovë dhe ne duhet ta mbrojmë shtetin tonë, popullin tonë, historinë tonë edhe më shumë sesa që e bën këtë kushdo tjetër. Pra, ne nuk mund të presim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbrojnë Kosovën në diskurs edhe më shumë sesa vet ne, përkundrazi ne duhet që për Kosovën të kërkojmë edhe më shumë sesa kushdo tjetër, edhe më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …