Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se më datë 10.01.2023 (E Marte) duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundim të punimeve do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti (pjese) të rrugës urbane “Reçaku” te kryqëzimi me rreth-rrotullim me rrugën “Ahmet Kaçiku”, konkretisht segmenti rrugor që kalon mbi binar hekurudhor të qytetit të Ferizajt (hapësira ndërmjet dy rreth-rrotullimeve), për shkak të punimeve që do të zhvillohen në rregullimin e nënkalimit. Rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në trafik nga data 10.01.2023 mund të përdoren rrugët “Sali Çeku”, “Ismet Sopa” dhe rruga për rreth objektit të Stacionit Policor Ferizaj. Apelohen qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkohet që me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.