leoni

Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve serbë, në Shtërpcë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë, Molliqaj ka shkruar se atmosferën e urrejtjes midis shqiptareve dhe serbëve në Kosovë po e nxisin deklaratat dhe veprimet luftënxitëse të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Kosova duhet t’i shohë dhe t’i trajtojë qytetarët e saj si të barabartë, pavarësisht përkatësisë kombëtare, apo përkatësive tjera. Ne e shohim qytetarin si element përbashkues. Kjo është përgjigja para tendencave që synojnë ndarje etnike e territoriale. Situatën e bën më të rëndë dhe tragjike mosha 11 vjeçare e njërit prej tyre. Asnjë motiv, asnjë rrethanë dhe asnjë situatë nuk e arsyeton drejtimin e armës ndaj një 11-vjeçari. Tejet shqetësues është po ashtu fakti se personi i dyshuar për sulmin është pjesëtar i FSK-së. Ky rast duhet të zbardhet në tërësi dhe të gjykohet në mënyrë meritore”, ka shkruar Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …