leoni

Pas plagosjes së dy të rinjve serbë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, banorët kanë bllokuar rrugën Prevallë-Shtërpcë

Pas plagosjes së dy të rinjve serbë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, banorët kanë bllokuar rrugën Prevallë-Shtërpcë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se menjëherë pas rastit të plagosjes së një 11-vjeçari dhe një 21 vjeçari të komunitetit serb, rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes. Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se kryetari i Shtërpcës dhe Policia e Kosovës janë duke negociuar me serbët lokal për t‘i liruar rrugët për shkaqe sigurie. Dy serbë njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin e Policisë thuhet se “sot rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy serbë janë plagosur nga arma e zjarrit nga një person panjohur icilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …