Autoritete të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, të cilat janë vendosura në Kosovë që nga qershori i vitit 1999 kanë konfirmuar se zyrtarisht i kanë dorëzuar përgjigje Serbisë në kërkesën e tyre për kthimin e 1000 trupave në Kosovë. Mund të konfirmojmë se përgjigja është dërguar, kthyer, për ushtrinë serbe”, është thënë nga Zyra për Media e KFOR-it në një përgjigje për media. Përgjigja është dërguar fizikisht në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë në Merdare dhe ajo është pranuar nga ushtria serbe. Ende nuk dihet përmbajtja e përgjigjes por supozohet me të drejtë se KFOR-i ka refuzuar mundësinë e pranisë së forcave ushtarake serbe, në Veri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …