56.3% e qytetarëve të pyetur në Shqipëri kanë mendim negativ për kryeministrin Edi Rama. Ndërsa 36.8% kanë mendim pozitiv dhe 6.8% nuk përgjigjen. Për kryetarin e Foltores-Partia Demokratike mendimi negativ është 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur. Kreu i Partisë së Lirisë, ish-LSI, Ilir Meta është më pak i pëlqyeri pasi 88.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë mendim pozitiv kanë 4.6% e tyre dhe 7.3% nuk përgjigjen. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn 53.4% e kanë mendim negativ, 33.3% kanë mendim pozitiv dhe 13.3% kanë zgjedhur të mos përgjigjen. Për kryetarin e pjesës tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj i cili ka krijuar grupimin e tij në selinë blu, 69.7% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë 13.7% kanë mendim pozitiv dhe 16.7% nuk janë përgjigjur. 84.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ për ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Vetëm 7.6% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv dhe 8.3% nuk janë përgjigjur. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …