Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga ndërmjetësuesit e dialogut që ta shtojnë presionin mbi Serbinë në mënyrë që procesi i dialogut të finalizohet me njohje reciproke dhe marrëdhëniet mes dy vendeve të normalizohen sa më parë. Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, Kurti tha se beson në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shtuar presionin mbi Beogradin. Kryetari amerikan, Joe Biden, e ka thënë shumë qartë se Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale, e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Fakti që jemi shtet normal nuk do të thotë që kemi marrëdhënie normale me fqinjin tonë verior.
