Komandanti i KFOR-it takohet me kryetarin e Ferizajt

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, u takua me Kryetarin e Ferizajt, z Muharrem Svarqa.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjendja aktuale socio-ekonomike dhe situata e sigurisë në Kosovë me fokus të veçantë në pjesën lindore të rajonit. Major General Miglietta përgëzoi z. Svarqa për angazhimin e tij dhe vullnetin e mirë për të dyja palët që po bëjnë për të ruajtur dhe për të rritur marrëdhëniet tashmë shumë të mira që ekzistojnë mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe Komunës së Ferizajt.

Nga ana tjetër kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa , ka vlerësuar tejet lart kontributin e KFOR-it që po jep në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë popullin e Kosovës.

“Prania e KFOR-it është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe për stabilitetin e rajonit”, tha kryetari i Sfarqa.

Gjatë takimit General Miglietta tha se KFOR-i është i  angazhuar për të bashkëpunuar me autoritetet lokale dhe akterët ndërkombëtar për të përmirësuar situatën e  sigurisë.

Vizita e komandantit të përgjithshëm të  KFOR-it  General Miglietta, ishte në kuadër të vizitave të rregullta që po bënë me të gjithë kryetarët e Komunave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …