leoni

Në Serbi është sulmuar një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Gjermani

Në Serbi është sulmuar një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Gjermani. Nga kompania turistike “Fadili Tours” kanë njoftuar se fatmirësisht asnjë udhëtar nuk është lënduar ndonëse nga hedhja e gurëve e gjësendeve të forta, janë thyer xhamat e autobusit. “Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar. Nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Por sulmi ka ndodhur në Serbi. Disa autobusë janë nisur sot për në Gjermani. Nuk e dimë saktë se cili prej tyre është sulmuar, por mund të konfirmojmë se vetëm një autobus është sulmuar. Të gjithë udhëtarët janë mirë janë duke u kryer procedurat ligjore që duhet dhe do të nisen për në Dortmund” kanë deklaruar nga kompania turistike “Fadili Tours”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …