Ushtria ukrainase ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po planifikon të mobilizojë 500 mijë ushtarë të rinj. Kjo përgatitje po bëhet për të nisur një ofenzivë të re kundër Ukrainës. Vadim Skibitski, zëvendës-shef i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ka thënë se rekrutët do të përdoren për sulme që do të fillojnë në pranverë dhe atë në dy drejtime, në lindje dhe jug të Ukrainës. Duke folur për agjencinë gjermane të lajmeve T-Online, Andriy Chernyak, përfaqësues i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ka deklaruar se mobilizimi do të kryhet më 15 janar. Ai ka theksuar se do të mobilizohen 500 mijë njerëz, shumica prej të cilëve do të jenë qytetar që jetojnë në qytet si Moska dhe Shën Petersburgu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …