Ministri, Xhelal Sveçla

Halimi: Kërkesa e ministrit Sveçla drejtuar Gjermanisë, dëmton rëndë imazhin e Kosovës

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka vlerësuar se kërkesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla drejtuar Gjermanisë për pranimin e pasaportave të skaduara të qytetarëve të Kosovës, dëmton rëndë imazhin e Kosovës. “Është e pabesueshme që një qeveri e tërë të mos mund ta zgjidh një problem kaq bazik për gati gjysmë mandati. Shumë shtete kanë hasur në probleme me furnizim në shumë artikuj—përfshirë letrën që përdoret për shtypjen e pasaportave dhe dokumenteve tjera; mirëpo nuk kanë arritur në nivele të tilla paaftësie. Pra, nuk është problemi te pandemia, por te paaftësia. Përveç pengesave në udhëtim për shtetasit tanë, kjo papërgjegjësi dëmton rëndë imazhin e Kosovës në sytë e një shteti mik si Gjermania. Para se t’ia mësyjë anëtarësimit në BE, Qeveria e Kosovës duhet të zgjidh probleme të tilla bazike, të shkaktuara nga paaftësia e kësaj të fundit”, ka deklaruar mes tjerash, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …