Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj sulmit të autobusit në Serbi me të cilin po udhëtonin qytetarët e Kosovës për në Gjermani. Në reagim thuhet se është shqetësues fakti se qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi po përballen me shumë pengesa dhe rreziqe, që nga pritja disaorëshe e qëllimshme nga autoritetet serbe, gjobitja me dënime të larta, konfiskim i dokumenteve deri të vjedhja gjësendeve në veturë. Këshilli ka përkujtuar arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së, duke përmendur këtu arrestimin e Nezir Mehmetajn, i cili po mbahet thuajse që dy vjet i arrestuar. Lidhur me të gjitha këto veprime të Serbisë, KMLDNJ ka konstatuar se reagimi i institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve ishte simbolik, edhe pse shkelen të drejtat e njeriut, që nga liria e lëvizjes deri tek e drejta për jetë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …