Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj masës së shqiptuar kundër pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj, kundër të cilit, gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Deputeti, Bekim Haxhiu ka përkujtuar se përderisa pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj, është dënuar me 30 ditë paraburgim, ish policit serb, Dejan Pantiq i shqiptyatohet masa me arrest shtëpiak. “Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak.Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.# Krejt dhe drejt#Barazi dhe drejtësi”, ka shkruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu Haxhiu në një postim në Facebook.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …